Sfida e avokates shqiptare, Eva Buzo, për të kaluar me not kanalin e Otrantos nga Italia në Shqipëri u ndërpre 16 kilometra larg bregut shqiptar.
Buzo u ndal disa kilometra nga Gadishulli i Karaburunit për shkak të problemeve shëndetësore pas rreth 28 orësh not të pandërprerë.
Ajo u dërgua në Spitalin e Vlorës, shkruan Tvklan.
Eva Buzo e mori këtë nismë për të njohur më mirë vendin e saj të origjinës, por edhe të jepte një mesazh kundër trafikimit të qenieve njerëzore e të mblidhte fonde për refugjatët.
Ajo është e para grua që zgjodhi të kalojë kanalin e Otrantos duke notuar. Eva Buzo e cila e ka pasion notin ka pasur edhe aventura të tilla më parë.