Profesori Enver Bytyçi i ka reaguar Vlora Çitakut e cila ka thënë se Kosovaë është më e rëndësishme se Albin Kurti.
Ai për këtë ka thënë se Kosova është mbi të gjitha, por Vlorës duhet kujtuar se “a ishte Kosova më e rëndësishme p.sh se Hashim Thaçi, kur ajo lobonte si ambasadore në SHBA për ndarjen e Kosovës?!
Postimi në Facebook:
Nuk kam asgjë me kritikat që opozita i bën qeverisë Kurti. Çdo opozitë është e tillë pikërisht për shkak se kritikon qeverinë dhe mazhorancën.
Por njerëzit e opozitës duhen zgjedhur për të bërë kritikën që mbart moral. P.sh nuk ishte e përzgjedhur mirë Vlora Çitaku me kritikën dhe konstatimin e saj se “Kosova është më e rëndësishme sesa Kurti”! Kjo është e vërtetë! Kosova është më e rëndësishme se kushdo tjetër, i gjallë e jo i gjallë në territorin e saj. Pra edhe se kryeministri, presidentja etj.
Por Vlorës gjithkush mund t’ia kthejë këtë konstatim mbrapsht. Mund ta pyesin: – A ishte Kosova më e rëndësishme p.sh se Hashim Thaçi, kur Vlora lobonte si ambasadore në SHBA për ndarjen e Kosovës?! Kosova duhet të jetë e rëndësihme e më e rëndësishme në çdo kohë, ditën e natën, kur je ose kur nuk je në pushtet! Jo kur je në pushtet të jetë më i rëndësishëm lideri yt sesa Kosova! Dhe kur je në opozitë të jetë më e rëndësishme Kosova, sesa lideri kundërshtar!