Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi shprehet skeptike rreth realizmit të premtimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave sociale.
‘’Absolutisht jo, edhe ky premtim i bërë gjatë fushatës zgjedhore, sigurisht se nuk do të realizohet, të paktën jo se jo këtë mandat, ndonëse kështu është zotuar se do të ndodh sipas kryeministrit’’, thekson ajo.
Më tej, ajo thotë tej, ajo thotë se realizimi i këtij premtimi nuk ka gjasë as të filloj e lërë të përfundoj gjatë këtij mandati qeverisës.
‘’Nuk ka shanse as të fillojë këtë vit e lëre me të mbarojë ndërtimi i tyre. Por ne tashmë jemi mësuar me premtime boshe dhe lajm do ishte nëse një premtim i kryeministrit Kurti do të realizohet se për ato që nuk realizohen jemi mësuar tashmë’’, shton ajo.
Sa i përket dhurimit të tridhjetë e katër banesave për disa familje të komunitetit serb dhe rom në Graçanicë, deputetja Bytyqi e konsideron lajm të mirë, pasi sipas saj edhe ato familje janë pjesë e Republikës së Kosovës.
‘’Me sa kam informata 34 familje rome dhe serbe janë bërë më banesa në Gracanicë, projekt i cili është iniciativë e përbashkët e financuar nga BE dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim. Ky është një lajm i mirë pasi të gjithë këta persona janë qytetarë të vendit tonë pra Republikës së Kosovës dhe çdo qytetar duhet të trajtohet siç duhet, pa dallim e diskriminim’’, përfundon ajo.