Sekretari i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron., ka vizituar KFOR-in.
Ai është pritur nga komandanti i misionit, Özkan Ulutaş.
“Gjatë takimit, Komandanti i KFOR-it shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it”, ka shkruar KFOR në X ku njoftoi për ardhjen e kryediplomatit britanik.
Cameron sot është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.