![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/cana-kurti-e-refuzoi-tiranen-e-pranoi-athinen_64e5c2e92e5ad.jpeg?resize=850%2C478&ssl=1)
Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, vlerësoi se është lajm i mirë që kryeministri Kurti ka shkuar në Greqi dhe siç tha, që tashmë po e kupton rëndësinë e këtyre takimeve.
Ndërsa lajmi i keq , thotë Cana, është që po të njëjtin takim e në po të njëjtin format e ka refuzuar në Shqipëri.
“Ky është një mesazh jo i mirë për ne shqiptarët, kur një kryeministër i Kosovës shkon në Greqi, ndërsa në Shqipëri nuk shkon. Pra, mesazhi nuk është i mirë”, deklaroi ai në emisionin Info Magazine.
“Ndërsa sa i përket takimit, ne duhet ta kuptojmë se Kosova i përket aleancës botërore të udhëhequr nga ShBA-ja duke e përkrahur Ukrainën dhe ky është një lajm i mirë për Republikën e Kosovës dhe kudo që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë lidere, Kosova duhet ta zë vendin e saj, përgjegjësitë ndërkombëtare që i ka dhe të tregojë lidership në kontekstin rajonal, sado që mundet për të luftuar autokracinë, diktaturat, luftërat e padrejta, me ato mundësi që i ka”, shtoi Cana.