Profesori universitar, Blerim Canaj ka folur rreth audio-incizimeve të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiqin.
Ai në emisionin “Info Nata” ka thënë se Mimoza Kusari-Lila nuk ka folur me Radoiçiqin pa dijenin e kryeministrit, Albin Kurti dhe Dejona Mihalit.
Canaj deklaroi se nuk e fajëson shumë Kusari-Lilën, por Kurtin dhe Mehalin.
I pyetur se çfarë flet ky audio-incizim, ai theksoi se flet jashtëzakonisht shumë, teksa përmendi edhe veteranët ku ishin pjesë e bisedës mes Kusari-Lilës dhe Radioçiqit.
“Flet jashtëzakonisht shumë, në qoftë se këtë e ndërlidhni me patriotizëm të kordinohësh me dikënd si Radoiçiqi për veteranët të cilët janë argumentu si patriot, më fal a duhet këtu të pyesim se çka është patriotizëm”, ka thënë Canaj.
“Mimiza Kusari, bëjeni të sigurt nuk e bënë atë kurr pa e ditë më i madhi i VV-së edhe ai tjetri më i madhë se i VV-së, e ata janë Albin Kurti edhe Dejona Mihali”, u shpreh ai.
“Pa këta dy Mimoza Kusari me siguri që se kish thirrë Radoiçiqin, nuk e fajësoj shumë Mimoza Kusarin por i fajësoj këta dy pak më shumë” shtoi Canaj.
Tutje, Canaj tha se tema e patriotizimit është mbyllur në vitin 1999, teksa tha se për këtë temë diskutojnë eksponentët politik që nuk i’a kanë haberin e patriotizmit e qëbëjnë hapa në emër të patriotizimit dhe e dëmtojnë Kosovën.
“Se kush është patriot kjo temë është mbylur në vitin 1999, tash diskutojnë se ka eskponentëpolitik të cilë t ndohta as s’ia kanë haberin se çka është patriotizëm dhe bëjnë hapa në emër të patriotizimt dhe e dëmtojnë Kosovën për shkak se i kanë të qart se ne e kemi një gjeneratë të re të cilët nuk e kanë edhe fort të kthjellët por është historia ajo se si ësthtë bërë Kosova”, ka thënë Canaj.