Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Canaj: Qeveria ka pasur mungesë të guximit për t’i dërguar një draft bashkësisë ndërkombëtare

 
   

Ish-diplomati, Blerim Canaj ka thënë se Qeveria ka bërë mirë që nuk e ka dërguar draftin në Kushtetuese, por nuk ka bërë mire më atë që e ka bërë në Bruksel dhe Ohër – për zotimet.

Ai ka thënë se nëse drafti do ta hartonim vet para tre vitesh, tani nuk do të detyroheshim për një të tillë.

Tutje, ai ka deklaruar se në këtë rast ka munguar guximi i Qeverisë pasi sipas tij, ka qenë tendencë që të manipulohet me qytetarët.

“Qeveria ka bërë mirë që nuk e ka dërguar draftin në Kushtetuese, por nuk ka bërë mire më atë që e ka bërë në Bruksel dhe Ohër – për zotimet. Kjo se mos të ishin ato zotimet që na u shiteshin si një arritje e madhe, ne nuk do ta kishim këtë draft dhe do ta hartonim vet. Për shkak se tri vite ka pritur bashkësia ndërkombëtare që të dërgohet një draft, mua se paku më është thënë dhe këtu e kam thënë, nga të cilat do të niseshin bisedimet, pra draft në të cilën do të shihej se si do të dukej Asociacioni konform kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Edhe aty ka munguar guximi, pasi ka qenë tendencë që të manipulohet me qytetarin, ne nuk e bëjmë prioritet i 7-8…tash kjo është kostoja që po paguajmë”, ka thënë ai.