Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Canaj: Shqiptarët në veri të Mitrovicës janë duke bërë roje natën

 
   

Ish-diplomati, Blerim Canaj ka thënë shqiptarët në veri të Mitrovicës janë duke bërë roje natën, pasi sipas tij nuk ndihen të sigurt nga bandat terroriste në veri.

Për këtë Canaj ka pyetur zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri se a posedojnë një informacion të tillë.

“A e dini që shqiptarët që jetojnë në veri të Mitrovicës bëjnë roje natën?… Ata po bëjnë, a e keni këtë informacion zvministër? Ata nuk po ndihen të sigurt nga sulmet eventuale prej bandave terroriste që Qeveria Kurti i ka ‘përzan’”, ka deklaruar Canaj.

Ndërsa, Vokrri tha se nuk ka ndonjë informacion të tillë dhe sipas tij ata nuk kanë nevojë që të bëjnë roje pasi atje është Policia e Kosovës.

Tutje, Vokrri tha se nëse dikush ka guximin që t’i sulmojë qytetarët atje edhe nëse është edhe vet Radoiçiqi do të pësojnë shumëfish më keq sesa në Banjskë.

“Ata nuk kanë nevojë më bë roje se është Policia e Kosovës. Unë e kam informacionin se janë të gatshëm nëse është nevoja. Por a kanë fillu me bë roje më duhet më kërku me konfirmu këtë. Unë mendoj që se paku në këtë moment nuk ka nevojë për një veprim të tillë, për shkak se atje janë të pranishëm Policia e Kosovës, po shpresoj që edhe KFOR-i e ka kuptu se nëse dëshiron me pas respekt jo vetëm nga populli i Kosovës por edhe ndërkombëtarisht duhet me qenë më vigjilent dhe më aktiv. Dhe nuk ka nevojë me bë roje me i ruajt lagjet apo shtëpitë e tyre. Nëse guxon atje kushdo çoftë edhe vet Radoiçiqi me nguc dikë nga qytetarët shqiptarë që rrinë në shtëpiat e veta atje, do ta pësojë shumëfish ma keq sesa e ka pësuar në Banjskë”, ka deklaruar.