Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin është diskutuar për imazhin e Kosovës në botë dhe tërheqjen e investimeve të huaja.
Valon Canhasi i cili me kompaninë e tij “HALLAKATE” është duke bërë një revulicion në fushën e IT-së, rrjeteve sociale dhe shërbimeve ka treguar se dëmet që po i bëhën vendit jo stabiliteti politik janë shumë të mëdha.
Sipas tij politikanët ndoshta edhe nuk e dijnë por duke u deklaruar gjatë gjithë kohës së vendi ynë mund të përfshihet mund të largojnë edhe ata pak investitor të interesuar për Kosovë.
“Po është tepri e vështirë për të mposhtur lajmet që po prodhohen për Kosovë. Secili biznesmen që është i interesuar për të investuar në Kosovë posa të shkruan në google për të kërkuar lajme për Kosovën aty do të shfaqen deklaratatë e qeverisë dhe akterëve tjerë politik se Kosova mund të përfshihet në luftë dhe nuk ka asnjë biznes që do të vije dhe të investoj në një vend ku potencialisht mund të ketë luftë. Sado që po përpiqemi që të krijojmë një imazh të mirë për vendit po është e vështirë pikërisht për shkak të jostabilitetit politik për shkak të situatës në veri”, ka thënë Canhasi.
Canhasi i cili me kompaninë e tij ofron shërbime për kompani të mëdha jashtë vendit tregon se momentalisht Kosova eksporton shërbime në vlerë 150 milion euro dhe institucionet e vendit do të duhej të angazhoheshin pikërisht për promovimin e këtij sektori dhe rregullimin ligjor të tij.
“Ne eksportojm 150 milion euro shërbime jashtë vendit si shtet, institucionet do të duhej të angazhoheshin në kapitalizimin e këtij sektori me potencial të madh për shkak se bota është në luftë për talent dhe ne kemi shumë të tillë për shkak se ne si popull e posaqërisht rinia jonë ka një informatë që vendet tjera nuk e kanë, sepse ne e dijmë që nuk dijmë dhe mundohemi maksimalisht për të arritur qëllimin”, ka shtuar Canhasi