Gazetari shqiptar i DW, Bahri Cani ka thënë se asnjë politikan përfshirë krerët e shtetit nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump.
Ai ka shkruar se në këtë ceremoni nuk do të marrë pjesë as lideri opozitar, Merz i cili sipas sondazheve kryeson për tu zgjedhur kancelar i Gjermanisë.
“Trumpi ka ftuar shumë liderë botërorë në ceremonitë e rikthimit të tij në postin e Presidentit por nga Gjermania nuk do të jetë askush prej krerëve të shtetit. Presidenti Steinmeier, kryetarja e Parlamentit Bas, kancelari Scholz, lideri opozitar Merz (që sipas sondazheve ka shansa më së shumti të bëhet kancelar), ministrja e Jashtme Baerbock… asnjë prej tyre nuk do të jetë në Uashington”, ka shkruar Cani në Facebook.
Ai ka kujtuar deklaratat e disa politikanëve atje që kanë dhënë kundër rikthimit të Trump, përfshirë edhe presidentin Steinmeier që ka deklaruar dikur për Trumpin se është “predikues i urrejtjes”./teve1.info/