Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çani zbulon mesazhin e diplomatit: KFOR të marrë leje për të ndërhyrë në Kosovë

 
   

Gazetari Arjan Çani komentoi deklaratën e sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi KFOR ta marrë sa më parë në kontroll Veriun e Kosovës, në mënyrë që situata të mos përkeqësohet dhe të mos ketë më viktima si pasojë e sulmeve.

Çani zbuloi mesazhin e një diplomati, emrin e të cilit nuk e përmendi, i cili e sqaron se KFOR ruan kufijtë në bazë të marrëveshjes së Kumanovës dhe për t’u angazhuar në luftime duhet të marrë leje në Bruksel.

“Po lexoj mesazhi që më çon një diplomat që më thotë, Çani sqaroje panelin që KFOT ruan kufijtë në bazë të marrëveshjes së Kumanovës kurse policia ruan rendin dhe lufton krimin.

KFOR për çdo angazhim në luftime duhet të marrë leje në Bruksel ndërsa Rama për tre ditë ka pasur 3 qëndrime të ndryshme”, tha gazetar.