Pas ceremonisë kur Tirana mori zyrtarisht Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, B-40, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në takim kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama. Veliaj theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Tiranës dhe Prishtinës, për të mësuar më shumë dhe për të marrë më të mirën nga njëri-tjetri.
Prishtina mori nga…
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi sot do të dalë në një konferencë për media.
ZKM ka njoftuar se konferenca do të nisë në orën 15:00 dhe do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë.
Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) janë të pavarura dhe se ajo vetëm është duke e bërë punën e saj.
Në një deklarim për media, pasi që ka bërë homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Podujevë…
Günther Fehlinger politikani austriak tha në një intervistë për Euronews Albania se Europa duhet të marrë masa urgjente pasi së shpejti do të nisin konfliktet.
Sipas tij kjo është periudha më e rrezikshme për Kosovën që prej shpalljes së pavarësisë së saj, pasi është rritur presioni ndaj Serbisë si nga ana e Rusisë ashtu edhe nga ana e Bashkimit…
Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, të akuzuar në rastin e njohur i “53 milionëshi”, duke i dënuar me 10 vjet e 3 muaj burigm (së bashku).
Pal Lekaj…
Nga 2 deri më 4 shkurt do të mbahet Grand Slami i Parisit në xhudo.
Në këtë garë prestigjioze, do të paraqitet edhe Kosova me tetë garues.
Vjet Kosova ishte përfaqësuar në Paris me pesë xhudistë, teksa këtë vit trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka…
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 13 me persona të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale.
Sipas policisë, aksidenti fatal ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës ku një këmbësor është goditur nga një veturë, shoferi i të cilës është arrestuar.
Ndërsa aksidentet…
Partitë opozitare kanë deklaruar disa herë se gjatë vitit 2024 do të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, pasi sipas tyre, keqqeverisja e ka rënduar jetën e qytetarëve.
Njohësit e çështjeve politike në vend thonë se gjatë këtij viti mund të…
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara më 31 janar do të japë vendimin lidhur me rastin e ngritur nga Ukraina kundër Rusisë për dyshime të “financimit të terrorizmit” dhe “diskriminimit racor”, pasi Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë më 2014.
Kievi e ka…
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Laitifi u ka premtuar dje çifteve të reja në këtë komunë banesa për banim.
Ai në mbledhjen e Kuvendit Komunal ka thënë po ashtu se nga 1 janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” do të mbështetet me 500 euro nga Komuna e Rahovecit.
“Ne po synojmë që lindjet normale mos të na ikin diku…