Gjykimi për krime lufte, dëshmitari thotë se nuk e njihte as të akuzuarin dhe as të dëmtuarin
13/09/2023
Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshmitari Arsim Krasniqi tha se nuk e njihte as të akuzuarin Dushko Arsic, e as të dëmtuarin A.K.
Këtë deklarim, dëshmitari Krasniqi e bëri gjatë dhënies së dëshmisë se tij në gjykimin ku i akuzuari Arsic po ngarkohet se ka marrë pjesë në vrasjen e B.Sh më 20 prill 1999 në Butovc të Prishtinës, si…