Qytetarët e Kosovës sot kanë ushtruar të drejtën e tyre demokratike, ku kanë votuar për Qeverinë e ardhshme.
Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:
Lëvizja Vetëvendosje 40.3%
Partia Demokratike e Kosovës 21.4%
Lidhja Demokratike e Kosovës…
4
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media ka thënë se rezultatet prelimintare të zgjedhjeve të sotme parlamentare në Kosovë do të dihen “shumë më shpejt”, për dallim prej herave të kaluara.
Fillimisht do të bëhet numërimi vetëm…
Në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka deklaruar se ka mobilizuar ekipet për t’u përkujdesur për furnizim të rregullt me energji elektrike.
Ekipet e…
2
Për zgjedhjet për Kuvendin e së Kosovës, që po mbahen sot në vendin tonë Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës, tha prokurorja, Laura Pula.
“Në tërë Republikën e Kosovës po kujdestarojmë deri në 100 prokurorë në 38 komuna. Është e vërtete se nga ora 7 e mëngjesit jemi gardianë të ruajtjes së votës së…
Kandidati për deputet i Listës Serbe, Milan Kostiç, ka thyer heshtjen zgjedhore. Ai ka publikuar një thirrje për të votuar partinë e tij.
Përveç kësaj, ai u ka sugjeruar serbëve numrat për të cilët ata duhet të votojnë.
I…
Aksidenti tragjik në Bavari morri jetërat e dy personave të dielën, në një përplasje helikopteri që ndodhi në një zonë pyjore mbi Hofberg pranë Greding. Policia foli për një “fushë rrënojash”.
Rreth 40 personel të urgjencës nga zjarrfikësit përreth janë aktualisht në vendin e aksidentit.
Thuhet se helikopteri i përket një kompanie private – sipas informacioneve të…
5
Kosova sot po voton për zgjedhjet parlamentare. Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit dhe do të mbyllen në orën 19:00. Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote. Tashmë janë bërë të ditura shifrat për pjesëmarrjen në…
Dragashi, Istogu, Graçanica dhe Mitrovica e Veriut janë komunat me daljen më të ultë në zgjedhje deri në orën 16:30.
Dalja e votuesve në Dragash deri më tani është 6.980 votues ose 17.34%, në Istog 9.199 ose 18.30 për qind…
4
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e radhës ka bërë të ditur se ka nisur verifikimi i votave të ardhura nga diaspora përmes postës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur gjithashtu edhe numrin e qytetarëve në diasporë që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike.
“Siç e kemi përmendur disa herë gjatë procesit të regjistrimit të votuesve…