Nisen ekipe shtesë të Policisë në Jarinje, ka informata se mund të ketë protestë andej kufirit
07/07/2023
Në pikën kufitare në Jarinje që lidh Kosovën me Serbinë janë dërguar ekipe shtesë të Policisë së Kosovës.
Kjo pasi Policia ka informata se aty mund të ketë protestë.Sipas Policisë së Kosovës mund të ketë një grup të motoristëve vec që mund të mblidhen para pikës kufitare.
Kjo është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut…