Kompania izraelite “Terror Alarm”, në një cicërimë të saj, mbrëmë ka thënë se “Grupi terrorist Wagner është nisur për në Kosovë”.
Kompania që lëshoi njoftimin është e njohur për paralajmërimet e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e shumë prej tyre në kulmin e sulmeve të ISIS në Evropë të viteve 2014-2017, raporton KosovaPress.
Sipas “Terror…
Shqipëria
Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në Shqipëri; për pasojë, orët e paradites do të jenë me diell ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin…
Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka reaguar për tensionet në Veri të vendit, duke thënë se kjo është çështje e sigurisë europiane dhe se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen tryezës së dialogut.
“Franca shpreh solidaritetin e saj të plotë…
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri thotë se dhuna në veri ka për synim Trepçën dhe Ujmanin.
Siç shkruan Tahiri, sa ka qenë kryenegociatore, Serbia ka shfaqur vazhdimisht tendenca ndaj këtyre pasurive strategjike dhe gjeopolitike të…
Zvicra reagon pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia
30/05/2023
Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30 ushtarë.
Në reagimin e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës thuhet se dënojnë sulmet e dhunshme në Zveçan…
Katër serbët, të cilët u arrestuan dje pas dhunës që ndodhi para ndërtesës së komunës në Zveçan, do të lirohen.
Në të njëjtën kohë, deri në orën 15:00 pritet tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga Zveçani, ka konfirmuar Dragan Nedeljkoviq, anëtar i Komunës së Zveçanit, raporton Kosovo Online.
Ai thotë se mbrëmë ka pasur negociata ndërmjet…
Media britanike, BBC ka raportuar për situatën në veri të Kosovës dhe sulmet ndaj misionit të NATO-s në vend, KFOR-it.
BBC raporton se policia dhe trupat e NATO-s u përleshën me protestuesit serbë në veri, ku ka pasur trazira për vendosjen e…
KFOR-i ka njoftuar se numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës së paprovokuar të djeshme në komunën e Zveçanit është 30.
“11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe…
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, deklaroi se të martën do të dalë në zyrën e tij në Komunë, për t’i vazhduar punët.
Ai se në zyrë do të dalë me ndihmën e trupave të KFOR-it, ndërsa shtoi se ka komunikuar edhe me përfaqësues të Qeverisë.
“Do të dalë në zyrë në orën 09:00, me ndihmën e KFOR-it. Kam disa takime me komunitete. Natën e kam kaluar…