
Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka bërë të ditur se është rinovuar ish konsullata Austro-Hungareze në Prizren.
Në postimin e tij ai ka shtuar se kjo ndërtesë paraqet një nga shembujt karakteristik të arkitekturës tradicionale të ndërtesave publike në qytetin e Prizrenit
‘‘Ish konsullata Austro-Hungareze në Prizren, aset në mbrojtje të përhershme, shpëtohet nga rrënimi.
Ndërtesa që i takon shek. XIX-të, për nga forma, proporcionet dhe trajtimi artistik paraqet një nga shembujt karakteristik të arkitekturës tradicionale të ndërtesave publike në qytetin e Prizrenit të kësaj periudhe.
Punë. Përditë’’, ka njoftuar ai.