Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çeku për sondazhin ku LVV 48 për qind: Ne sot e kemi mbështetjen edhe më të madhe se në shkurtin e vitit 2021

 
   

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, duke komentuar sondazhin në të cilin Lëvizja Vetëvendosje doli të ketë mbështetje prej 48 për qind, tha se tani kjo parti ka mbështetje edhe më të madhe se ç’kishte në shkurtin e vitit 2021.

“Ka dy vite që sondazhet që bëhen nga organizata të ndryshme në Kosovë e konfirmojnë këtë nivel të lartë të mbështetjes së qytetarëve të Kosovës për Lëvizjen Vetëvendosje. Unë besoj se me rezultatet edhe të votës së mërgatës, edhe ata të papërcaktuarit, ne sot, me mbështetjen qytetare jemi më mirë se që kemi qenë në shkurtin e vitit 2021”, tha Çeku.

Ai tha se opozita është në dijeni për këto rezultate, por sipas tij, reagimet e tyre për sondazh9in e fundit ishin për shkak se ky u bë publik.

“Mendoj se ka pasur shumë reagim sidomos nga opozita, jo për faktin që nuk i kanë ditë këto shifra, por sepse janë bërë publike. Ne marrim rezultate të sondazheve rregullisht nga organizata të ndryshme edhe organizata ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë dhe bëjnë sondazhe për nevojat e tyre dhe ata kohë pas kohe na japin edhe neve. Unë i besoj kur metodologjia është profesionale dhe shkencore”, tha Çeku.