Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas djegies së muzeut të muzikës në Gjakovë.
Ai tha se u bë krim mbrëmë ndaj trashëgimisë kulturore dhe se përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.
Jemi thellësisht të prekur nga krimi i mbrëmshëm ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës. Të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar”.
Çeku tha se ndërtesa e muzeut do të restaurohet dhe dha zotim se Muzeun e Muzikës do ta funksionalizojnë.
“Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale. Pas restaurimit, si ministri do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut”, ka shkruar ai.
Policia e Kosovës tha se mbrëmë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.
Policia tha se për djegien e muzeut është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti vazhdon në procedurë hetimore.