Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se me ngritjen e temperaturave po vazhdojnë me intensitet punimet në asete të trashëgimisë kulturore.
Çeku tha se nga rreziku për shkatërrim, këto monumente po shndërrohen në pasuri që sipas tij, do t’i gëzojnë brezat e ardhshëm.
Ai shpërndau disa pamjet nga objektet që po restaurohen, e që njëra nga to është edhe qendra hebraike, Hani i familjes Zajmi e shtëpia “Kirajtani”.
Me ngritjen e temperaturave po vazhdojnë me intensitet punimet në asete të trashëgimisë kulturore.
Nga rreziku për shkatërrim këto monumente po shndërrohen në pasuri që do t’i gëzojnë edhe brezat e ardhshëm.
Punë. Përditë. 🇽🇰🏛️@MKRS_KS pic.twitter.com/cMjJVhhDeu
— Hajrulla Çeku (@HCeku) March 16, 2024