
Kroçera “Monet” është e para që çeli sezonin e kroçerave turistike në Durrës më 5 maj dhe rikthehet me turistë të tjerë.
Në bord janë 48 turistë, pjesa më e madhe anglezë.
Pas mbërritjes në portin e Durrësit turistët kanë nisur vizitat të ndarë në grupe me destinacion, përveç Durrësit, qytetet e Krujës, Tiranës dhe Beratit.
Në mbrëmje, “Monet” do të rinisë sërish lundrimin këtë herë për një ndalesë në portin e Vlorës.