Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Celulari po ju deformon posturën dhe shtyllën kurrizore, fizioterapisti në 7pa5: Shenjat kur duhet të shkoni patjetër te mjeku

Jeta sedentare dhe teknologjia që është bërë mënyrë jetese, e sulmojnë lehtësisht këtë pjesë duke shkaktuar probleme fizike dhe mendore dhe duke prekur nga moshat më të reja deri tek të vjetrit.

Celulari po shkakton probleme jo vetëm në shikim, por edhe në qëndrim dhe posturën e njerëzve. Qafa teknlogjike është sëmundja e kohëve moderne.

Për deforminimin e shtyllës kurrizore dhe posturës është folur sot në “7pa5” me fizioterapistin Endrit Mone.
Mone shprhehet se trupi jonë është i destinuar të rri drejtë, dhe pesha e gravitetit që mund të pranojë është deri në 5 kg.

Ndërkohë që forca që llogaritet që bie në qafë nga qëndrimi mbi celularë apo PC është 27 kg. Kjo sjell deformim jo vetëm të qafës por edhe të shpinës, kyçefe, gjymtyrëve dhe gjithë pjesëve të tjera të trupit.

Fizioterapisti 7pa5rendit shenjat nga qëndrimi i telefonit, pas të cilave duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut:

-Rëndesa pas koke

-Humbja e përqëndrimit

-Zhurma në vesh

-Mpirja e supeve, gishtrinjve

-Errësimi i syve

“Fatmirësisht janë probleme të zgjidhshme,por duhet ti zgjidhim në kohë. duhet t’i drejtohemi fizioterapisë. Problemet skeletike janë të vështira për tu korrigjuar. Ka një kohë pjekurie, në momentin që piqet kocka është e vështirë të ndryshojë më postura. Është ulur me 10 vite ndryshim posture. Ndryshon harqet fiziologjike të qafës. Has edhe adoleshent me këtë problem”, shprehet fizioterapisti./vizionplus.tv