Në fshatin Samdrexhë të Vushtrrisë janë mbledhur familjarë, kolegë, miq e ambasadorë, për ta varrosur policin Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në veri.
Gazetarja e T7, Arianita Zhegrova, po qëndron atje, prej ku ka dërguar pamje nga ceremonia.
Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë edhe Ambasadori i ShBA’së, Jeffrey Hovenier dhe Shefi i Zyrës së BE’së, Tomas Szunyog, si dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.