3
Papa Françesku ka pagëzuar 21 foshnja të dielën në traditën vjetore që shënon fundin e periudhës së festave të Krishtlindjeve në Vatikan.
Françesku festoi dhuratën e besimit të Zotit për fëmijët, duke theksuar se ata ishin protagonistët e ceremonisë.
“Është e rëndësishme që këta fëmijë të ndihen mirë”, tha Papa. “Nëse janë të uritur, ushqejini që të mos qajnë. Nëse kanë nxehtë, ndërrojini. Por le të ndihen të qetë, sepse sot ata janë në krye dhe ne duhet t’u shërbejmë me lutje.
Festimi shënon ditën e festës që kujton pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan dhe u krijua në 1981 nga Shën Gjon Pali II.
Gjatë ceremonisë, secilit baba iu dha një qiri në dritë që përfaqësonte dritën e krishterë që “nuk duhet të shuhet kurrë”. Papa e inkurajoi çdo familje që t’i sillte ata qirinj në shtëpi dhe t’i ndizte në kohë të vështira për të kërkuar udhëheqjen e Zotit, transmeton Klankosova.tv.