Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura të Shqipërisë kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Facebook, njofton se oficerët, nënoficerët dhe ushtarët të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash.