Eksperti i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi ka thënë se vendimi i BQK-së, për ndalimin e përdorimit të dinarit serb duhet të ketë kohë shtesë.
Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin masa që ta kenë një afat kohor shtesë në zbatim me qëllim që edhe të mos krijojnë konfuzion, por edhe një formë frike apo ndonjë hezitim tek serbët.
“Për këtë arsye mendoj se duhet të përcaktohet një kohë shtesë dhe të mos krijohet mundësia që të ketë tensione apo protesta”, ka thënë Ibishi.
Ibishi, deklaron se duhet të gjendet një alternativë që serbët që marrin paga nga shteti i Serbisë t’i marrin ato në kohë reale në mënyrë që mos të ketë reagime.
“Nëse nuk gjendet shpejtë një alternativë që ata ti marrin këto pagesa në kohë reale atëherë mund të ketë reagime, por është një e mirë që komuniteti serb është çliruar nga ekstremistët dhe tash duhet të jenë të kujdesshëm që mos të krijojnë një reagim të tyre mu për shkak të mënyrës së zbatimit të rregullores që ngadalëson ardhjen apo konvertimin e dinarëve në euro”, ka shtuar ai.