Miroslav Lajçak, përfaqësues i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, është shprehur i sigurt se mund të arrihet një marrëveshje Kosovë- Serbi sa i përket çështjes së dinarit.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se ka filluar udhëtimin e tij për në Helsinki, pas një jave të ngarkuar në SHBA.
Ai ka treguar se ka pasur biseda interesante sa i përket Ballkanit Perëndimor.
“Sapo kam nisur udhëtimin tim për në Helsinki 🇫🇮 pas një jave të ngarkuar në SHBA 🇺🇸. Nga Uashingtoni DC në Nju Jork, u angazhova në diskutime të thella të rëndësishme dhe të dobishme me zyrtarë në Departamentin e Shtetit, Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Kombet e Bashkuara. Për më tepër, pata biseda interesante me ambasadorë vendas, grupe të ekspertëve dhe grupe të shoqërisë civile. Është e paçmueshme të shkëmbejmë njohuri, të diskutojmë për marrëdhëniet 🇪🇺-Ballkani Perëndimor dhe të përafrojmë këndvështrimet tona për situatën në rajon”, ka shkruar Lajçak.
Tutje, ai ka treguar se më vonë këtë javë do të mbahet takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se do të gjindet një zgjidhje e përkoheshme e qëndrueshme për ata që preken nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme.
“Ndalesa tjetër: Helsinki 🇫🇮 për konsultime dypalëshe. Më vonë këtë javë, do të jem nikoqir i kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për diskutime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme të qëndrueshme për ata që preken nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka shtuar Lajçak.
Postimi i plotë: