Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çështja e dinarit, Serbia dorëzon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në KS të OKB-së

 
   

Serbia ka paraqitur kërkesë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Siç raportojnë mediat serbe, Ambasadori i Serbisë në misionin e OKB-së, Nemanja Stevanoviq, e ka dorëzuar kërkesën Serbisë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “për shkak të situatës në Kosovë”.

Thirrjen e një seancë për zhvillimet e ka paralajmëruar Presidenti Serbisë të premten për shkak të rregullores së re të BQK-së e cila e ndalon përdorimin e mëtejmë të dinarit në Kosovë.

Sipas raportimeve në Beograd “kërkesa tërheq vëmendjen për gjendjen aktuale në territorin e Kosovës që është në kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe thekson se një situatë e tillë kërkon mbajtjen e një seance të veçantë të Këshillit të Sigurimit.

Kërkesa i është dorëzuar Misionit të Guajanës në misionin e këtij shteti që aktualisht është kryesuese e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.