Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Çfarë duhet të hani për të shmangur gripin dhe ftohjen

Të dish se çfarë duhet konsumuar për të forcuar sistemin imunitar, do të thotë se jeni duke ndihmuar trupin që të mos preket nga bakteret dhe virozat e sezonit.

Në fakt ka shumë ushqime, të cilat ndihmojnë në rritjen e imunitetit të trupit, por në këtë artikull do të përmendim ato më kryesoret që janë edhe produkte të stinës.

  1. Spinaqi

Spinaqi është një burim i madh i vitaminës C dhe acidit folik, prandaj kontribuon në mbrojtjen e trupit ndaj baktereve. Kjo perime jeshile është e aftë gjithashtu të mbajë trupin të hidratuar mirë

  1. Brokoli

Brokoli ka veti anti- inflamatore dhe njihet si një burim i shkëlqyer i kripërave minerale, duke qenë kështu një aleat thelbësor kundër gripit. Rekomandohet të gatuhen në avull, duke i shtuar shijen me pak kripë dhe vaj ulliri, pasi në këtë mënyrë ruajnë të pandryshuara vetitë e tyre organoleptike.

  1. Hudhra

Ngrënia e hudhrës pengon rritjen e baktereve. Gjithashtu ajo është një nga ushqimet që përmirëson sistemin imunitar. Hudhrat përmbajnë squfur, e cila është një substancë që pengon rritjen e baktereve dhe mban të pastër sistemin tretës. Ndaj ata që e përfshijnë hudhrën në dietat e tyre ushqimore kanë një rrezikshmëri 50% më pak, për t’u prekur nga sëmundjet sezonale.

  1. Shega

Shega është jo vetëm një aleat i shkëlqyer për lëkurën, por edhe një frut i pasur me lëndë ushqyese, antioksidantë dhe vitamina. Këto veti e bëjnë atë një frut perfekt për të luftuar ftohjen dhe gripin dhe në përgjithësi për parandalimin e sëmundjeve të stinës. Konsumoni 1 ose 2 çdo ditë në këtë periudhë të vitit dhe të jeni të sigurt se bakteret ndodhen larg organizmit tuaj.

  1. Mjalti

Mjalti konsiderohet një ushqim i shkëlqyer për shërimin e disa lloj sëmundjeve, por veçanërisht përmendet për mbrojtjen e trupit ndaj virozave. Ai përmban vitamina A, B, C dhe minerale të shëndetshme si bakër, hekur, fosfor, selenium, acide yndyrore të pangopura dhe kalcium. Marrja e një luge çaji mjaltë në mëngjes me stomakun bosh, do të ndihmonte në parandalimi e infeksioneve.

Tags: