Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar sot (e dielë), dronët Bayraktar që Kosova i belu nga Turqia.
Kurti tregoi sot se dronët e famshëm “Bayraktar” i janë shtuar arsenalit të FSK-së dhe se disa oficerë të ushtrisë tashmë e kanë kryer trajnimin për përdorimin e tyre.
“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia!”, shkroi Kurti në Facebook.Kryeministri theksoi se në dy vjet qeverisje, kanë shtuar “për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë”.
Por çka janë dorënt Bayraktar dhe cilat janë specifikat e tyre?
Dronët “Bayraktar TB2” bëjnë pjesë tek kategoria e dronëve më të mëdhenj.
Droni “Bayraktar TB2” është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit.
Ai krahasohet me amerikanin Elon Musk, për avionin unik ushtarak që ka zhvilluar dhe për një prani në rrjetet sociale, ku shpesh është i egër ndaj kritikëve të tij.
Bayraktar, i cili është shef i teknologjisë në kompaninë e mbrojtjes Baykar, më 2016 është martuar me vajzën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Bayraktar TB2” mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.
Kjo fluturake, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë.
Ky dron është zhvilluar në vitin 2014 nga firma Baykar. “Bayraktar TB2” është 6,50 metra i gjatë, 12 metra i gjerë dhe ka peshë 420 kilogram.
Në modus autonom ai mund të ndizet pa drejtim të ndonjë koordinatori në tokë, mund të fluturojë drejt një objektivi të programuar, të bëjë zbulime, të kthehet mbrapsht dhe të ulet në tokë krejtësisht e pavarur.