Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Çfarë më tha Altin Dumani kur zbulova se do vritej prokurorja e SPAK”/ Gazetari Elton Qyno zbardh detajet: Më telefonoi dhe….

Gazetari i njohur i kronikës dhe gjyqësorit, Elton Qyno ka treguar mbrëmjen e sotme se kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani e ka telefonuar muaj më parë kur publikoi artikullin se Laert Haxhiu dhe grupi kriminal që ai drejtonte po planifikonin vrasjen e prokurores Doloreza Musabelliu.

Qyno, i cili muaj më parë u përballë vetë me një situatë të paprecedentë kur SPAK urdhëroi izolimin e tij për disa orë, kontrollin e shtëpisë dhe zyrës, si dhe sekuestrimin e mjeteve të punës, ka thënë se Altin Dumani e ka pyetur nëse lajmi ishte i vërtetë.

“I thashë, po është e vërtetë”, ka treguar gazetari në emisionin Top Story, duke theksuar se menjëherë pas artikullit të detajuar që ai publikoi dhe dëshmisë së të penduarit të grupit të Laert Haxhiut, strukturat shtetërore u vunë në lëvizje dhe doli se gjithçka ishte e vërtetë.

Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu dhe familja e saj u morën menjëherë në mbrojtje sepse i kërkuar i Laert Haxhiu kishte kërkuar që të përgatitej plani për t’i bërë asaj atentat, me pretendimin se “po i prishte punë”.

Laert Haxhiu, Doloreza Musabelliu dhe Artan Tafani

Artan Tafani ka qenë “çelësi” i cili zbardhi vrasjet më të bujshme me pagesë në vend, për llogari të grupit të Laert Haxhiut.

Ai zbardhi disa nga vrasjet e kryera në Elbasan, Korçë, Lushnje, Tepelenë dhe Greqi. I penduari i Prokurorisë tregoi për vrasjen e Alban Semakut, Çajup Selimit, Albi Bashaliut, Fridmand Xhaferrajt, Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit. Ai tha se Haxhiu ka paguar për disa nga vrasjet Bledar Berberin, Mariglen Topuzin dhe Firdeus Berberin.

Artan Tafani gjithashtu bëri me dije se Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK ishte vënë në shënjestër të Haxhiut, me qëllim eleminimin fizik të saj apo qoftë dhe njerëzve të afërm të familjes. Edhe Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokati i Lushnjës, Adriatik Doga, ishin në “rrethi ne kuq” të Haxhiut.

Rasti i fundit i planeve për të vrarë njerëzit e drejtësisë ëhstë bërë i ditur nga gazetari Elton Qyno, dhe sipas deklarimeve të tij, as vetë SPAK nuk e dinte se një nga prokuroret e veta ishte në shënjestër këtij grupi kriminal.