Syrjan Rahova dhe Alma Çelaj dy prezantuesit e emisionit “7 pa 5” në Vizion Plus, ishin të ftuar në “Albano Show”.
Ata kanë treguar se kush i bëri të dy bashkë për të moderuar emisionin “7 pa 5”, si dhe çfarë mendimi kanë patur për njëri-tjetrin në fillimet e bashkëpunimit.
Pjesë nga biseda:
Albano Bogdo: Si u gjendët në emisionin e mëngjesit, pak emisione ke në darkë.
Alma Çelaj: Fajin e ka Pranvera Borakaj, me mua e nisi para 3 viteve me një mesazh, edhe me Syrjanin.
Syrjan Rahova: Unë vij nga lajmet dhe unë poo kërkoja 7 pa 5, por edhe 7 pa 5 më kërkonte mua.
Albano Bogdo: Njiheshit me njëri tjetrin.
Alma Çelaj: Jo.
Albano Bogdo: Çfarë mendonit në fillim? Çfarë mendoje për Almën?
Syrjan Rahova: Unë Almën nuk e njihja pasi isha i përqendruar të shihja çfarë ndodhte e aktualitetin. Nuk kam patur kohë të shihja “7 pa 5”.
Albano Bogdo: Çfarë mendoje në fillim?
Syrjan Rahova: Mendoj se ne jemi duoja perfekte në emisionet shqiptare. E di ti që në fillim mendonin se unë dhe Alma jemi motër dhe vëlla.
Albano Bogdo: Ti kush e di çmendoje, këta thoni vëlla dhe motër?
Alma Çelaj: Shiko unë kam dy vëllezër, Syrjani është i treti.
Albano Bogdo: Emisioni “7 pa 5” e ka nga filmi, apo tingëllon bukur?
Alma Çelaj: Treni niset në “7 pa 5”, fillon në “7 pa %”, por dhe bota fillon në “7 pa 5”.