Me kalimin e ditëve, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ndjejnë shumë mall për familjarët e tyre dhe pasditen e sotme, ka qenë Ilnisa ajo që nuk ka mundur të mbajë dot lotët.
Teksa ka qenë së bashku me Meritonin në oborr, Ilnisa ka nisur të qajë, duke u shprehur se nuk ka marrë asnjë sinjal nga familjarët dhe kryesisht nga vëllai i saj, Kevin.
Pjesë nga biseda:
Ilnisa: Nuk po më vjen asnjë gjë, e kupton?
Meritoni: Ndoshta kanë dërguar shumë drona por më shkak të linjës, të satelitëve nuk ka mundur të vijë. Qetësohu. Kevin me ty është, ti e di atë gjë. Unë të kuptoj që je mërzitur por duhet të dish që janë me ty njerëzit e tu, pa pushim dhe mos e harro këtë.
View this post on Instagram
Kujtojmë që vëllai i Ilnisa Agollit, Kevin, ka qenë një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top” në “E Diell”, ku ka folur në lidhje me lojën e së motrës brenda në “Big Brother VIP 3”.
Kevin është shprehur se nuk është aspak i habitur, pasi e njeh të motrën dhe se veprimet e saj marrin vëmendje të jashtëzakonshme brenda një kohe të shkurtër.
Ndërkohë përsa i përket debatit të Rike Roçit me Ilnisën gjatë spektaklit të së shtunës, ku Ilnisa i thotë se “ka kërcyer me të gjithë rruzullin tokësor”, Kevin mbështet opinionin e së motrës dhe thotë se edhe ai mendon që Rikja e ka qejf kërcimin.
Ndërsa i pyetur nëse do e kishte motër Riken, a do mendonte njësoj, ai shprehet se do e njihte motrën e tij se si është dhe do e kishte përtypur atë deklaratë