Heidi u largua nga Grande Fratello pasi brenda shtëpisë ajo u njoh me 47-vjeçarin. Massimiliano Varrese dhe filloi të krijonte raport intim me të, gjë që shqetësoi të atin e saj, i cili gjatë një puntate live u bë pjesë e shtëpisë dhe i kërkoi Heidit të linte garën përgjysmë duke e marrë kështu me vete.
Pas këtij momenti Heidi i kërkoi ndjesë të atit dhe la shtëpinë me arsyetimin “Për arsye personale”.
Më pas Heidi u bë pjesë e shtëpisë së ‘BBV3’ ku shpeshherë ka folur lidhur me çështjen e përmendur më sipër.
Por ç’po bluhet në këtë mes? Teksa Heidi ka shkëputur çdo marrëdhënie me Massimiliano Varrese-n, madje brenda shtëpisë ka krijuar një romancë me një tjetër banor, “ish-i” i saj bën follow ‘Top Channel-in’.
Se çfarë pritet të ndodh në vazhdim, kjo mbetet për t’u parë…