Çmimi i kokainës në Shqipëri ka rënë. Këtë fakt e ka zbuluar pasditen e sotme gazetari Artan Hoxha, i cili tregoi se çmimi i kokainës është ulur në nivele historike.
Hoxha ka treguar në një intervistë me Thimi Samarxhiun se kilogrami i kësaj lënde narkotike ka shkuar në 20 mijë euro.
Ai ka bërë të ditur se në Shqipëri është ulur edhe doza për shkak se kokaina që qarkullon është produkt i pastër.
“Ka shkuar kilogrami 20 mijë euro e kokainës. Është ulur, është në rekorde historike. Dhe cilësia është jashtëzakonisht e lartë. Pse? Sepse duke patur stok, nuk ka nevojë ta përpunojnë, duan vetëm ta shesin dhe ka rënë edhe doza. Nuk është doza më si më përpara 0.5 apo 1 gram, doza ka shkuar 0.3 – 0.6. Pra, ajo që quhej gjysmë nuk është më 0.5 por është 0.3. Pse? Sepse është e pastër.
Pra, kualiteti i prokduktit që shitet në Shqipëri është i pastër. Organizatat kriminale që po e fusin kokainën në Shqipëri, që prej gushtit të vitit të kaluar se po bëhet viti që ndopdhi ajo ngjarja me Vis Martinajn, ata e kanë marrë nën kontroll aksin kryesor të vendit dhe që nga ai moment të gjithë futjet janë bërë në mënyrë të kontrolluar dhe nuk ka patur problematika”, deklaroi Hoxha.