Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çfarë po ndodh në burgun e Peqinit? Mjacaj dhe 2 të tjerë kryengritje, ka të plagosur

Bashkë me Mjacaj, në kryengritje janë përfshirë edhe dy të tjerë të dënuar me burg përjetë

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë po ndodh në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Tre të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi kanë organizuar një kryengritje të armatosur brenda burgut.

Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm dyshohet nën kërcënimin e armës është futur në kuzhinë dhe po mban peng punonjësit. Mësohet se të dënuarit e tjerë në Peqin janë në një kryengritje. Mbetet e paqartë sesi është futur arma në burg.

Por, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se bëhet fjalë për një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm. Ndërsa sqaroi se s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lenduar.

“Njoftim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve! Per shkak te nje konflikti mes tre te denuarve me burgim te përjetshëm kane mbetur te plagosur dy prej tyre te plagosur dhe situata po menaxhohet!

Ju sqarojme që s’ka asnje gardian, staf policor dhe civil te lenduar”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.