Orët e fundit janë karakterizuar nga lëvizje të forta në kursin e këmbimit mes lekut dhe monedhave të tjera të forta.
Sipas të dhënave nga BSH, një euro u këmbye sot me 104.63 lekë, duke fituar më shumë 1.70 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Të njëjtin trend kanë ndjekur edhe dollari amerikan e paundit britanik, të cilët kanë fituar terren ndaj lekut gjatë ditës së sotme.
Leku paraqitet mjaft i fortë ndaj monedhave të huaja, ndërkohë që gjatë fundit të javës së shkuar arriti kulmin, duke mundur të këmbehet me rreth 102,50 lekë kundrejt euros.
Mbetet për t’u parë nëse kërcitja e fortë e sotme, është nisja e një trendi të ri në kursin e këmbimit, apo një korrektim afatshkurtër pas rënies së djeshme gjatë javës së kaluar.