Ekspreti i sigurisë, Bedri Elezi ka thënë se kolateralet e politikës së shteteve armike po synojnë idenë e rrëzimit të kalasë nga mbrenda, por që e kanë të vështirë sepse “siç kemi pasur e do të kemi Esat Pash Toptana, sikurse kemi pasur e do të kemi Avni Rrustema, prandaj armiqët janë të shqetsuar”.
Ai shton, se përpjekja e armiqve shekullor nuk është e njomë.
Shkrimi i plotë:
Thellë në gjenezën tonë kombëtare, ruhën fuqishëm embrionët e Feniksëve tanë, dhe ky fakt po frikson armiqt, e të cilët kanë vendosur të përdorin të gjithë kolateralin e tyre për rë luftuar këto embrione.
Jemi dëshmitarë të faktëve, se shërbimet sekrete të shteteve armike kanë arritur të vendosin njerzit e tyre në pozita të larta shtetrore në shtetet tona, kështu që nga ato pozita të luftojnë embrionët e Feniksëve tanë të lirisë e shtetsisë.
Me siguri, këta kolateral po mundohen të veprojnë me iden e rrëzimit të Kalasë nga mbrenda, por ata akoma nuk dinë se në këto qeliza e embrione nuk penetrohen.
Përpjekja e armiqve shekullor nuk është e njomë, kemi pasur e do të kemi Esat Pash Toptana, sikurse kemi pasur e do të kemi Avni Rrustema, prandaj armiqët janë të shqetsuar.
Për sa kemi qenë e do të jemi në luftë me armiqtë tanë shekullor, sikurse kemi pasur poashtu do të kemi investime për të sjellur njerëz në pozita të larta shtetrore, ngase është e vetmja mënyrë për të luftuar embrionët e Feniksëve tanë, në emer të shtetit e pushtetit, nga kanë arritur kompetencën, si nga politika (si kolateralë).
Ne kishim njerz në krye të Jugosllavisë, ai ishte Sinan Hasani, poashtu kishim njerz në krye të Kosovës, e ai ishte Rraman Morina, sikurse kishim njerz në krye të UDB dhe KOS e shumë pjestarë të MPB, të regjimit Jugosllavë apo Sërb, por gjithashtu kishim edhe Feniks si Adem Jashari e Adem Demaçi apo edhe shumë shumë të tjerë.
Kolateralet e politikës së shtetëve armike, kryesisht kanë dy shtetësi si plan B, një strehë sikurse kishte Esat Pash Toptani. Kryesisht Kolateralet kanë marrë veprime konkrete, dhe atë në kohë reale, natyrisht duke pasur parasysh faktin e mundesisë së ballafaqimit.