Siç e do tradita e emisionit të mëngjesit në Vizion Plus, në “7pa5” mëngjesin e të enjtes, moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova e nisin me astrologen Meri Gjini. Astrologia ka bërë parashikimin për pjesën e mbetur të javës për secilën shenjë Horoskopi.
Muaji maj është një muaj që duam ta shijojmë jetën në maksimum. Ky muaj shoqërohet edhe me vendosjen e marsit të dashi. Kjo nxit jashtëzakonisht shumë punën dhe aktivitetet profesionale.
E shoqëruar me një hënë të re te demat në datën 8, që kujt nuk i ka ecur me punën, kjo periudhë do shënojë fillime të reja, ndryshime dhe risi. Mund të bëjë korigjime thelbësore të bëra në pjesën e kaluar të vitit. Hyrja e jupiterit dhe uranit është nga më të rëndësishme të vitit.
Sot nisim një katërditësh që marsi është në hyrje të fortë me plutonin. Problematikat nisin të zbuten dhe të lehtësohen. Është një venus që nxit erosin, flirtin dhe njohjet e reja. Ta shfrytëzojnë ata që janë në kërkim.
Dashi
Sot edhe nesër do merren me çështje ekonomike. Marsi është te ata dhe pasioni nuk mungon. Por ekonomi është prioritet. Marsi te dashi, nuk ka moment më të mirë se për të marrë iniciativa dhe për të nisur ide të reja biznesi. Edhe ata që presin një përgjigje pune janë në ditë të mira.
Demi
Mbingarkesat emocionale do ngjyrosin këtë katërditësh. Si në punë edhe në çështje personale. Venusi do shfrytëzohet për çfarë të mire kërkojnë. Që nga mënyra e të ushqyerit te çështjet e punës. Këto katër ditë kujdes tonacionet në abjentet familjare sot dhe nesër.
Binajkët
Ndryshimi që sjell kjo vendosje e marsit ka të bëjë me ndryshimin e këndvështirmit të gjerave. Ndryshimi i gjërave që janë impenjuar gjatë dimrit. Kujdes me fizikun deri në datën 7. Fundjava ju gjen me miq dhe shokë.
Gaforrja
Duket sikur dita e sotme ndryshon edhe në formë edhe në mënyrë. Dje dhe pardje keni qenë të ngarkuar dhe të nervozuar. Sot pavarsisht ngarkesave që do jetë prezent për sa kohë venusi është te demat, e sigurt që do ndihem mirë, të lumtur dhe të vlerësuar.
Luani
Marsi te dashi është në një vend që interferon pozitivisht te luanët. Larg xhelozive në ambjentet familjare. Kjo do përcaktojë ngjyrosjen e këtyre ditëve. Nga e shtuna dhe në vazhdim gjërat lehtësohen dhe ngrohtësia familjare do ngjyrsoi ditën dhe vazhdimësinë. Kujdes sot në mënyrën si do diskutoni në çift.
Virgjëresha
Është në një pozicion të rëndësishëm marsi. Që shënon një moment shumë të rëndësishëm për çështje profesionale. Ata që do nisin punë sezonale do jetë mundësi shumë e mirë. I kanë të gjitha mundësitë për t’i rezistuar kohës. Sot kujdes me komunikimin në familje.
Peshorja
Ka një tendencë për t’u provokuar lehtësisht. Por nga e shtuna dhe në vazhdimësi do jenë të rrethuar nga dashuria e familjes. Me kalimin e hënës te dashi vëmendja kalon sërish te vetvetja. Do ketë shije të ndryshme fundjava.
Akrepi
Kanë ballë për ballë venusin, jupiterin, urani, dielli. Me marsin te dashi do t’ju ndihmojë shumë nëse keni në plan të riorganizonin pjesën e bashkëpuntorëve. Ju jep kohë për korigjime plutoni që kthehet në të kundërt. Shfrytëzojeni në maksimum në burimet njerëzore. Mënyra si ju shohin të tjerët këtë katëditësh do t’ju bëj të ndiheni shumë mirë.
Shigjetari
Me çështje që i përkasin familjes janë mendimet dhe shqetësimet e tyre. Megjithatë përsa i përket axhendës tuaj ka plot detyrime profesionale. marsi te dashi i ndihmon shuymë për të përshpejtuat çështje të ngecura prej kohësh. Kjo periudhë do t’i vendos në vijë të drejtë dhe shpejt. Fundjava do jetë me miq e me shokë.
Bricjapi
Pak të tërhequr dhe të mbledhur në botën e vet. Duket sikur nuk e kanë shumë terezinë për të dhënë sqarime këto ditë. Kjo shije vazhdon edhe pse janë të detyruar të presin miq e njerëz këtë fundjavë. Duan apo s’duan do ta gjejnë veten në territor familjare. Marsi te dashi nxit iniciativa të reja,.
Ujori
E nisin katëditëshin me hënën te vetja. Për diskutime brenda familjes dhe çështjet ekonomike është prioriteti i këtyre ditëve. Kujdes në mënyrën si do lëvizini për ata që pëlqejnë shpejtësinë. Alkol dhe makinë nuk duhet të ketë vend në këtë periudhë.
Peshqit
Me ngarkesa të forta emocionale, sepse kanë saturnin aty. Ide dhe plane të mëdha në kokë, por janë të detyruar të merren me obligime që jsnaë të tyre. Në vazhdimësi duhet të mbyllin detyrime të mbetura pezulla. Marsi te dashi i ndihmon shumë me çështjet bankare. Inciativat mbeten ende thjesht një dëshirë. Takime me miq të vjetër i bën të ndihem më mirë.