![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/05/cfare-te-beni-nese-helmoheni-nga-ushqimi-pa-shkuar-ne-spital_646930653fff9.png?resize=841%2C487&ssl=1)
Helmimi nga ushqimet është i zakonshëm dhe krijon shumë probleme. Por çfarë duhet të bëni nëse gjendeni në shtëpi.
Çaji i mentes
Mentja përdoret shumë në aromaterapi. Vaji i saj ka efekt relaksues dhe qetëson trupin. Kjo cilësi e saj është perfekte për ata që vuajnë nga helmimi ushqimor.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës në stomak qetëson traktin gastro-intestinal. Ajo nuk i lejon bakteret të përhapen në stomak.
Uji
Diarreja është një prej pasojave të helmimit. Gjatë kësaj kohe, trupi humbet shumë lëngje dhe dehidratohet. Pirja e sa më shumë uji e ndihmon trupin të hidratohet përsëri.
Karbon aktiv (ushqimor)
Karboni aktiv është ideal për gazrat dhe substancat e padëshiruara që dëmtojnë trupin dhe ju shpëton prej tyre.
Limoni
Bakteret mund të zhduken në praninë e aciditetit duke përshpejtuar kështu shërimin nga helmimi ushqimor. Përgatisni një lëng me limon dhe shtoni pak mjaltë ose sheqer. Mund t’i shtoni gjithashtu pak limon çajit.