Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Çiftet që tejkalojnë çdo konflikt përdorin këto 6 shprehje

Një marrëdhënie e shëndetshme nuk do të thotë që çiftet mos të kenë grindje kurrë. Partnerët mund të kenë mosmarrëveshje dhe sërish të jenë në anën e njëri-tjetrit.

Psikologët kanë bërë një studim te mbi 30 mijë çifte gjatë viteve të fundit për të zbuluar shprehjet që ata përdorin kur “zbusin” një konflikt. Kur lind problemi, çiftet më të lumtura përdorin një gjuhë bashkëpunimi, nga e cila mund të mësojë çdokush!

Ja gjashtë shprehjet më të shpeshta që përdorin ata!

1 “Unë ndihem”

Përdoreni këtë kur keni nevojë për ndihmë për të shprehur emocionet në momente vështirësie apo konflikti.

Shembuj:

Po frikësohem”

-“Të lutem ma thuaj më butë këtë gjë”

-“Po lëndon ndjenjat e mia”

-“Më duket si fyerje”

-“Më duket sikur nuk po më kupton në këto momente”

2 “Duhet të qetësohem”

Përdoreni këtë kur filloni të ndiheni keq dhe keni nevojë të merrni hapësirën tuaj për t’u qetësuar.

Shembuj:

-“Kam nevojë për mbështetjen tënde”

-“Vetëm më dëgjo dhe përpiqu të më kuptosh”

-“A mund të kem një përqafim?”

-“Kjo është shumë e rëndësishme për mua. Të lutem më dëgjo”

3 “Më vjen keq”

Përdoreni këtë kur keni nevojë të kërkoni falje.

Shembuj:

-“Reagimet e mia ishin shumë të tepruara. Më vjen keq”

-“Unë shpërtheva vërtet”

-“Si mund t’i përmirësoj gjërat?”

4 “Ndalo së vepruari”

Përdoreni këtë shprehje kur ndiheni bosh dhe e kuptoni që keni tejkaluar çdo kufi.

Shembuj:

-“Unë mund të kem gabuar”

-“Më jep një moment. E di që shpërtheva”

-“Le të fillojmë përsëri nga e para”

-“Ndihem keq. A mund të bëjmë një pushim dhe të flasim për diçka tjetër?”

5 “Le të mbërrijmë te “Po-ja”

Përdoreni këtë kur doni t’i vërtetoni partnerit/es që sa shumë i vlerësoni ata.

Shembuj:

“Ke filluar të më bindësh”

-“Jam dakord me një pjesë të asaj që po thua”

-“Le të bëjmë një kompromis këtu”

-“Unë kurrë nuk i kam menduar gjërat në atë mënyrë.”

-“Çfarë shqetësimesh ke?”

6 “E vlerësoj”

Përdoreni këtë kur dëshironi të shtoni pozitivitet në lidhjen tuaj.

Shembuj:

-“Të dua”

-“Të kuptoj”

-“Një gjë që unë admiroj tek ty është…”

-“Ky nuk është problemi yt, është problemi ynë”

-“Faleminderit për…”