Një çift i të rinjve shqiptarë janë dënuar me brug pasi u kapën duke shpërndarë kokainë në Angli.
Bëhet fjalë për shtetasit Jurgen Kapica dhe Vinjola Geca, të dy 23-vjeç. Ata u vunë në pranga gjatë operacionit të koduar “Sarah Albo”, një pseudonim i përdorur në telefonat e tyre për të komunikuar me klientët.
Policia gjithashtu sekuestroi të paktën 7 telefona, para “cash” dhe qese me kokainë. Kapica dhe Geca shpërndanin kokainë në disa raste të dokumentuara mes korrikut të vitit të kaluar dhe deri në janar të këtij viti, kur edhe u arrestuan.
Një gjykatë në Ipsëich e dënoi Jurgen Kapicën me 3 vite e 4 muaj burg dhe Vinjola Gecën me 2 vite e 6 muaj burg.