Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Çifti viral rrëfen në “Vizioni i Pasdites” se si lindi ideja për tu bërë pjesë e rrjeteve sociale

Albana dhe Denisi, dy të rinj që janë bërë viralë në rrjetet sociale kanë rrëfyer përmes Skype në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, historinë e tyre të dashurisë, por dhe si nisi ideja e videove në rrjetet sociale.

Albana rrëfeu se sëfundmi ka ndarë me miqtë dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale se si ka qenë viti 2023 i marrëdhënies së saj me Denisin, një projekt i cili sipas saj është pëlqyer shumë.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Si i ke llogaritur të gjitha zënkat?

Albana: në fakt si ide e kam parë te një çift tjetër. Kisha menduar ta nxirrja në dhjetor, por nuk arrita. Në datë 1 janar thashë do ta bëj. Më ka marrë 3 orë, jam munduar të llogaris saktë.

Brikena Prifti: Denis në momentin që e pe projektin si tu duk?

Denisi: Po mendoja si arriti t’i llogarisë.

Brikena Prifti: I mbaje mend të gjitha këto?

Denisi: Jo të gjitha.

Brikena Prifti: Djemtë nuk janë kaq të vëmendshëm sa vajzat?

Denisi: Duke parë çdo bisedë që kemi diskutuar, e dija që do t’i mbante mend të gjitha.

Brikena Prifti: Ke qenë e saktë me llogaritjet?

Albana: Mendoj se kam qenë shumë e saktë me llogaritjet. I çova mesazh Denisit dhe i thashë që do shohësh një projekt shumë të bukur.

Brikena Prifti: Ka patur shumë komente, çfarë të bëri më shumë përshtypje?

Albana: Ata që më njohin e dinë që e kam memorien shumë të mirë. Njerëzve të rinj ju pëlqeu shumë si ide, madje më thonin  se do ta bënin edhe ata.

/Vizionplus.tv/