Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Cikloni ‘Circe’ do të godasë Italinë dhe Ballkanin, meteorologët: Stuhi të forta

Meteorologët kanë paralajmëruar se cikloni “Circe” do të godasë Italinë nga veriu në jug për tre ditët e ardhshme duke sjellë stuhi të forta dhe erë.

Këtë e ka bërë të ditur për mediat italiane, Lorenzo Tedici, meteorolog i cili tha se do të ketë një rënie të temperaturave me të paktën 10 gradë dhe stuhi të forta shiu.

Mësohet se stuhia do të fillojë sot dhe do të prekë Italinë Jugore dhe do të zgjasë tre ditë.

Dita më e keqe do të jetë e premtja e 4 gushtit kur presioni minimal i ulët do të ketë lëvizur mbi rajonet qendrore.

“Me lëvizjen e ciklonit drejt Ballkanit, do të kemi ende shtrëngata të forta në të gjithë brezin e Adriatikut dhe në jug, me zbutje graduale në veri,”-shprehet Tedici.