Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Cila është kthesa negative që mori Kosova në vitin 2010 sipas Jusuf Buxhovit?

 
   

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se klasa politike në vend ka bërë gabim në vitin 2010 që nuk e ka formuar Asociacionin.

Buxhovi në emisionin “Politiko”, ka thënë  se Asociacioni në atë kohë do të bëhej pa kompetenca ekzekutive.

“Nëse klasa politike e Kosovë në vitin 2010 dot ë sillej në përputhje me qëndrimet e GJND-së, do të thotë do të zbatonte çështjen e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, sepse ishte obligim kushtetues Asociacioni, do të thotë Asociacioni pa kompetenca ekzekutive. Ajo nuk u bë…”, ka thënë Buxhoovi.

Buxhovi ka thënë pikënisja e problemeve të Kosovës është në momentin kur në vitin 2013 është lejuar që Lista Serbe të kthehet në faktor politik në Kosovës.

“Prej aty fillon edhe implikimi i Serbisë në Kosovë dhe zhvillimet janë të qarta”, është shprehur Buxhovi.