Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Cila është mosha kur ndihesh më i vetmuar?

Një studim i publikuar para pak ditësh në “Psychological Science” ka zbuluar se vetmia te njerëzit vjen në periudha të caktuara gjatë jetës duke krijuar një formë “U-je”.

Sipas studimit, njeriu nis të ndiejë vetmi në fëmijëri, më pas në rini rritet ndjesia e përkatësisë dhe zhvillimi i raporteve, duke arritur kulmin në moshën e mesme, kur ndërveprimi është më i lartë. Së fundmi, nis të zhvillohet sërish vetmia kur i afrohemi të 60-ave dhe 80-ave.

Personat në të 40-tat kanë shumë ndërveprime sociale, pasi pjesa më e madhe e tyre kanë krijuar familje, punojnë dhe kanë një jetë shumë të vrullshme.

“Me moshimin, këto marrëdhënie në dukje të qëndrueshme nisin të zbehen”, shpjegon Eileen K. Graham, profesoreshë e shkencave mjekësore sociale në universitetin e Feinberg, ku u zhvillua studimi në fjalë.

Graham, bashkë me skuadrën e saj, kanë vëzhguar dhe mbledhur një grup të madh të dhënash prej viteve ’80 deri në 2008-ën, duke arritur në konkluzionin se njerëzit përgjithësisht e lidhin veten me dy fjali pohuese për jetën e tyre personale dhe sociale: “Më mungon të kem njerëz rrotull vetes”, ose “Marrëdhëniet e mia sociale janë sipërfaqësore”.

Rezultatet e studimit kanë marrë vëmendjen e komitetit shkencor dhe janë komentuar nga disa eskpertë në New York Times.

Ky studim nxjerr në pah nevojën e rëndësishme që të ndërtohen marrëdhënie të qëndrueshme dhe të punohet gjatë gjithë jetës për raporte sociale që i përmbushin njerëzit.

Studiuesit këshillojnë që të rritet vëmendja ndaj raporteve sociale përtej atyre virtuale.

Sipas tyre është e nevojshme që sidomos të rinjtë të flasin më shumë me njëri-tjetrin dhe të zhvillojnë raporte që shkojnë përtej njohjeve online, pasi së fundmi po shihet një rritje e vetmisë në moshë të re dhe adoleshencës, e nxitur përgjithësisht nga lidhja e ngushtë me telefonin apo rrjetet sociale.