Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Cilat sëmundje mund të barten me anë të transfuzionit?

Gjak për transfuzion japin vetëm personat e shëndoshë

Edhe pse personi i cili jep gjak duket i shëndoshë dhe ndihet mirë, mund të jetë i infektuar me ndonjë mikroorganizëm (virus, bakter, parazit). Sëmundja nuk mund të vërehet gjithherë.

Me anë të transfuzionit të gjakut personi në pamje të parë që duket i shëndoshë mund të bartë infeksionin te marrësi i gjakut.

Sëmundjet më të njohura të cilat mund të barten me anë të transfuzionit janë:

  • hepatiti B
  • hepatiti C
  • sindroma e imunitetit të munguar – SIDA
  • sifilizi

Si ta pengojmë përhapjen e infeksionit?

Praninë e agjenteve infektive te personat në dukje të parë të shëndoshë mund ta zbulojmë me anë të testimit të gjakut të tyre. Dispozitat ligjore obligojnë që gjaku i çdo dhënësi patjetër të testohet çdo herë kur jep gjak.

Edhe pse përdoren testet më bashkëkohore dhe teknologjia më bashkëkohore e testimit, fatkeqësisht, mund të ndodhë që edhe me këtë teknologji të mos zbulohet çdo dhënës i gjakut i cili është i infektuar.

Dhënësit mund të ndihmojnë që të shmanget rreziku nga bartja e mikroorganizmave nga gjaku i dhënësit në gjak të marrësit me plotësimin e sinqertë të pyetësorit ose nëse kanë dhënë gjak me lajmërimin e mëvonshëm të transfuziologut të tyre që gjaku i tyre ndoshta nuk është për përdorim.

Si shkaktohet infeksioni?

  • Nëpërmjet rrugëve seksuale – hetero dhe homoseksuale
  • Me përdorimin disa herë të gjilpërës, shiringave, instrumenteve
  • Marrjen e drogës nëpërmjet venave
  • Nga nëna tek fëmija
  • Me transfuzion të gjakut