Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Cilat ushqime hidratojnë trupin tuaj?

Ndërsa temperaturat rriten ne jemi gjithmonë në kërkim të ushqimeve hidratuese për mirëfunksionimin e organizmit.

Ushqimet e njohura si shalqiri, kastravecët apo domatet konsumohen shumë gjatë stinës së verës për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, gjë e cila ndihmon në shuarjen e etjes.

Por, sipas disa studimeve hidratimi i trupit nuk bazohet plotësisht vetëm në praninë e ujit, por edhe të disa përbërësve të cilët ndihmojnë ruajtjen e ujit të përftuar në trup.

“Prania e kripërave, sheqerit dhe elektroliteve e ndihmojnë trupin tonë të ruajë më gjatë ujin dhe kjo është më e vlefshme sesa të konsumojmë disa ushqime që thjesht përmbajnë ujë”, shpjegoi dietologu Yi Min Teo.

Lëngu i kockave – Sipas dietologes Natalie Allen, të gjitha lëngjet që e ruajnë formën e tyre në temperaturën e ambientit, llogariten si lëngje. Kështu që supat dhe lëngjet e mishit janë shumë të mira për hidratim.

Kosi – Shpesh kur mendojmë për produkte hidratuese ushqimet me bazë qumështin, nuk na vijnë në mendje. Por kosi përmban rreth 85% ujë. Një filxhan kos, më shumë se 3/4 e ka përmbajtje uji. Proteinat, sheqeri, kripa dhe yndyra e laktozës te kosi mundësojnë ruajtjen e ujit që trupi ka fituar.

Lulelakra – Sipas dietologëve nëse lulelakrën e konsumoni të pjekur në skarë, të zier, apo të gatuar me oriz, do t’i dhurojë trurit tuaj mbi 90% ujë. Përveç se është një burim i mirë hidratimi, lulelakra është e pasur me vitaminë C që forcon imunitetin, gjithashtu do të merrni një sasi të mirë kaliumi që forcon muskujt, kockat, si dhe mban nën kontroll presionin e gjakut.

Salmoni – Magnezi dhe kaliumi që gjenden te salmoni, ashtu si përbërja e natriumit nxit hidratimin në të gjithë trupin. Ato bëjnë të mundur ekuilibrin e lëngjeve në organizëm.

Farat Chia-Përdorimi i farave Chia sjell shumë përfitime për hidratimin e trupit. Ato nuk janë vetëm burim i shkëlqyer i proteinave, fibrave dhe yndyrave Omega-3, por janë të jashtëzakonshme për hidratim. Kur qëndrojnë për një periudhë në ujë ato përthithin lëngun dhe krijojnë një masë xhelatinoze.