Ndoshta kjo nuk është diçka për të cilën kaloni shumë kohë duke menduar, por duhet të dini se pështyma është jetike për një shëndet të mirë.
AgroWeb.org iu fton të lexoni më poshtë për të mësuar se si pështyma i bën mirë trupit!
Çfarë është pështyma?
Pështyma është 98 % ujë. Ajo përmban sasi të vogla substancash të rëndësishme, duke përfshirë mukusin, proteinat, mineralet, elektrolitet, komponimet antibakteriale dhe enzimat.
Pështyma njom gojën, e lubrifikon atë ndërsa përtypeni dhe gëlltisni ushqimin, dhe neutralizon acidet e dëmshme.
Pështyma prodhohet nga tre gjëndrat kryesore të pështymës dhe nga qindra gjëndra të vogla që rrethojnë zgavrën e gojës.
Gjëndrat kryesore të pështymës, përfshijnë parotitin (ndodhet brenda faqeve), nëngjuhësore (nën gjuhë) dhe submandibulare (afër kockës së nofullës).
Tuba të vegjël që quhen kanalet e pështymës, kalojnë pështymën nga këto gjëndra në gojën tuaj.
Gjëndrat vihen në veprim kur hani apo edhe kur thjesht nuhasni ushqimin.
Një person mesatarisht prodhon 2-4 litra pështymë çdo ditë.
Pse është e rëndësishme?
Pështyma është një pjesë e rëndësishme e një trupi të shëndetshëm.
Hulumtimet tregojnë se ajo mbron nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, prishja e dhëmbëve dhe infeksionet e tjera orale.
Ndërsa pështyma lëviz rreth gojës, ajo largon copëza të vogla ushqimi që ushqejnë bakteret përgjegjëse për prishjen e dhëmbëve.
Neutralizon acidet në gojë që prishin smaltin e dhëmbëve duke larguar mbetjet acidike pas ngrënies.
Kalciumi, fosfori, fluori dhe minerale të tjera që gjenden në pështymë riparojnë sipërfaqet e dëmtuara të smaltit të dhëmbëve, duke i mbajtur ata të shëndetshëm, të fortë dhe rezistent ndaj kaviteteve.
Pështyma gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në tretje! Falë një enzime të quajtur amilazë, ajo zbërthen niseshtenë, maltozën dhe dekstrozën në molekula më të vogla.
Gjithashtu ju ndihmon të gëlltisni ushqimin, duke e bërë atë të lagësht dhe të butë, në mënyrë që të mund të rrëshqasë në fyt më lehtë.