Pas publikimit të përgjimeve, ku dëgjohet deputetja Mimozs Kusari Lila duke biseduar me Milan Radojçiq, ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-, Vlora Çitaku.
Ajo ka thënë se kjo çfarë u dëgjua e konfirmon qartë afërsinë dhe koordinimin me Listën Serbe.
Postimi i plotë:
Hipokrizia dhe mashtrimi janë konstatja e vetme e kësaj kaste qeverisëse!
Bisedat që i dëgjuam sot, mes shefes së grupit parlamentar të VV-së me kryeterroristin Radoiçiq, e konfirmojnë qartë afërsinë dhe koordinimin me Listën Serbe.
Çka fsheh ende afera “Zdravo” mbetet të shihet, por tashmë s’ka dilema se kjo duhet të hetohet nga organet përkatëse.